giovedì 4 luglio 2013

Sinjali 79 - NDALIM QARKULLIMI PËR MJETET QË KALOJNË PESHËN 6,5 TON NË AKS

Sinjali 79 Sinjalet e Ndalimit

NDALIM  QARKULLIMI  PËR  MJETET  QË  KALOJNË  PESHËN  6,5 TON  NË AKSIN MË  TË  NGARKUAR

NDALIM  QARKULLIMI  PËR  MJETET  QË  KALOJNË  PESHËN  6,5 TON  NË AKSIN MË  TË  NGARKUAR

Sinjali numër 79 Ndalim qarkullimi për të gjithë llojet e mjeteve (përfshi dhe autobuset, automjetet me dopjo gomë në aksin e ngarkuar) që kanë peshë për aksin më të ngarkuar mbi 6,5 ton. Ndalon qarkullimin e mjeteve që, për aksin më të ngarkuar (zakonisht aksi i pasëm) kalojnë peshën e treguar në
sinjal. Sinjali i referohet peshës faktike në momentin e qarkullimit (dhe jo peshës me ngarkesë të plotë të treguar në lejen e qarkullimit). Lëjon qarkullimin e mjeteve që peshën në aksin më të ngarkuar e kanë më të vogël ose të barabartë me 6,5 ton . Mund të ndeshet para një ure dhe ka vlefshmëri ditën edhe natën. Mund të bashkëshoqërohet edhe me një panel plotësues që tregon numrin e mjeteve që mund të kalojnë njëkohësisht në urë. Lejon kalimin e autokarrove (sepse për shkak të konstruksionit, nuk arrijnë peshën 6,5 ton në njërin aks)


_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Ndalimit

Nessun commento:

Posta un commento