giovedì 4 luglio 2013

Sinjali 78 - NDALIM QARKULLIMI PËR MJETET QË KALOJNË PESHËN 7,0 TON

Sinjali 78 Sinjalet e Ndalimit

NDALIM  QARKULLIMI  PËR  MJETET  QË  KALOJNË  PESHËN  7,0 TON


NDALIM  QARKULLIMI  PËR  MJETET  QË  KALOJNË  PESHËN  7,0 TON

Sinjali numër 78 Ndalon qarkullimin e të gjithë llojeve të mjeteve (përfshi dhe ato për transport personash) që kalojnë peshën faktike 7,0 ton. Sinjali i referohet peshës faktike në momentin e qarkullimit (dhe jo peshës me ngarkesë të plotë të treguar në lejën e qarkullimit) Ndalon qarkullimin edhe për mjetet me peshë bosh që kalojnë peshën 7,00 ton . Lejon qarkullimin e një makine bujqësore me peshë më ngarkesë të
plotë të barabartë me 7,00 ton. Është i vlefshëm ditën dhe natën dhe mund të jetë vendosur para një ure (ku pesha e mjeteve ka rrezik të shkaktojë deme ose shembje). Mund të bashkëshoqerohet edhe me një panel plotësues që tregon numrin e mjeteve që mund të kalojnë njëkohësisht në urë. Është gabim të thuhet që vlera 7,00 ton është për aksin më të ngarkuar të mjetit, sepse sinjali është i vlefshëm për peshën faktike të mjetit

_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Ndalimit

Nessun commento:

Posta un commento