giovedì 4 luglio 2013

Sinjali 59 - NDALIM SINJALIZIMI ZANOR

Sinjali 59 Sinjalet e Ndalimit


NDALIM  SINJALIZIMI  ZANOR


NDALIM  SINJALIZIMI  ZANOR

Sinjali numër 59. Ndalon përdorimin e paisjeve të sinjalizimit zanor (borive ) me përjashtim të rasteve të rrezikut të papritur apo kur transportojmë të aksidentuar apo të sëmurë rëndë për në spital. Sinjalizimi zanor përdoret vetëm për sigurinë në rrugë dhe duhet të jetë sa më i shkurtër. Jashtë qendrave të banuara sinjalizimi zanor  përdorët sa herë e lejojnë kushtet e trafikut dhe sidomos gjatë manovrës së
parakalimit. Gjatë orëve të ditës apo të natës sinjalizimi zanor mund të zevendësohet me sinjalizimin me ndërprerje me dritat e largësisë Është gabim të thuhet se mund të përdoren boritë në raste kur ka bllokime rruge, rreshta të gjatë para semaforit, kur duam të përshendetemi me mjetet e tjera apo me kalimtarët, ose sa herë që mendojmë se duhet përdorur për të kërkuar që të të hapin rrugën mjetet e tjera ose kalimtarët.

_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Ndalimit

Nessun commento:

Posta un commento