giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 8 - KALIM NË NIVEL ME BARRIERA


KALIM  NË  NIVEL  ME  BARRIERA


KALIM  NË  NIVEL  ME  BARRIERA

Sinjali numër.8 paralajmëron një ndërprerje të rrugës me një linjë hekurudhore të pajisur me barriera ose gjysmëbarriera. Vendoset 150 metra para kalimit në nivel dhe si norme sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë ose të ndalojmë nëse është e ndezur drita e kuqe
dhe dëgjohet sinjali akustik (me tingull ose me zile) që njofton uljen e barrierave. Në rastin e
gjysmëbarrierave sinjali me dritë të kuqe përbëhet nga dy drita që ndizen në mënyrë të alternuar. Janë të ndaluara, në afërsi të kalimeve në nivel manovrat : kthimi i sensit të lëvizjes, qëndrimi dhe pushimi, lëvizja mbrapa. Është e gabuar të thuhet që, sinjali tregon një linjë hekurudhore të mbrojtur ose që paraprihet nga sinjali numër.10 Kryqi i Shën Andreas (që gjendet vetem në kalimet në nivel pa barriera).



_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento