domenica 16 giugno 2013

Sinjali 50 - HYRJE NGA E DJATHTA


Sinjali 50 Sinjalet e Përparësisë
HYRJE  NGA  E  DJATHTA



HYRJE  NGA  E  DJATHTA

Sinjali numër. 50 gjendet në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe rrugë me karrexhata me një sens lëvizje, për t’u treguar drejtuesve të mjeteve që po qarkullojne në to, se duhet të jene të kujdesshëm dhe të ulin shpejtësine sepse, mbas këtij sinjali, gjendet një korsi hyrese (korsi shpejtimi) në të cilën mund të
ketë mjete që duan të futen në rruge (dhe nëse ato nuk e respektojnë rregullin e përparësisë, sinjalin “Jep përparësi” mund të krijohet rrezik). Është i ndaluar kthimi djathtas sepse korsia hyrëse në të djathtë është me një sens lëvizje dhe shërben vetëm për t’u futur në rrugë. Vendoset 150 metra para ndërprerjes së rrugëve. Është gabim të thuhet që pas këtij sinjali ne rrugë vendoset ose gjendet sinjali “Jep përparësi” i cili në fakt vendoset në rrugën hyrëse anësore.


_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

Nessun commento:

Posta un commento