domenica 16 giugno 2013

Sinjali 47 - KRYQËZIM ME TË DREJTË PËRPARËSIE


Sinjali 47 Sinjalet e Përparësisë
KRYQËZIM  ME  TË  DREJTË  PËRPARËSIE



KRYQËZIM  ME  TË  DREJTË  PËRPARËSIE

Sinjali numër. 47 Paralajmëron në rrugët interurbane (jashtëqytetëse) në një distancë prej 150 metrash (si rregull) një kryqëzim në të cilin kemi përparësi ndaj mjeteve që vijnë nga rruget anësore (rrugë dytësore) si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. E humb fuqine e vet si sinjal kur kryqëzimi rregullohet nga polici i trafikut. Sinjali mund të paraprihet nga sinjali numër 52 “E drejtë përparësie” (të dy sinjalet kanë të
njëjtin qëllim). Si norma sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë dhe të sigurohemi që në kryqëzim (si nga e djathta ashtu dhe nga e majta) mjetet në rrugët dytësore na kanë dhënë përparësi. Sinjali e lejon kthimin në të kundërt të sensit të lëvizjes. Është gabim të thuhet: se sinjali tregon një kryqëzim në formë “T”; që vendoset në autostrada apo në korsitë e shpejtimit (nuk tregon ndërprerje si sinjali numër 50dhe numër 51)




_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

Nessun commento:

Posta un commento