domenica 16 giugno 2013

Sinjali 45 - JEP PËRPARËSI NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA


Sinjali 45 Sinjalet e Përparësisë
JEP  PËRPARËSI  NË  RRUGËT  NJËKALIMSHE  TË  ALTERNUARA



JEP  PËRPARËSI  NË  RRUGËT  NJËKALIMSHE  TË  ALTERNUARA

Sinjali numër. 45 Vendoset në ngushtimet e rrugëve me sens të dyfishtë qarkullimi ku dy mjete nuk mund të kalojnë dot njëkohësisht për shkak të ngushtimit të karrexhatës (punime rrugore, shembje, dëmtime, shkarje rruge etj). Si norme sjelljeje duhet të ulim shpejtësinë dhe, po të jetë nevoja, të ndalojmë për të
dhënë përparësi në senset njëkalimshe të alternuara për mjetet që vijne përballë. Është gabim të thuhet që, duhet të japim përparësi për mjetet që vijnë nga e majta apo nga e djathta apo që sinjali gjendet para çdo lloj ngushtimi të rrugës (vetëm ai ngushtim që e ben të pamundur kalimin e dy mjeteve njëkohësisht) apo që kemi një ngushtim me dy korsi.

_____________________________
- Autoshkolla online - 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise

Nessun commento:

Posta un commento