giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 4 - KTHESË E RREZIKSHME DJATHTAS

Sinjali 4 Sinjalet e Rrezikut
KTHESË  E  RREZIKSHME  DJATHTAS




KTHESË  E  RREZIKSHME  DJATHTAS

Sinjali nr.4, vendoset në një rrugë që nuk është e drejtë dhe për pasojë mungon shikueshmëria. Në këto kushte janë të ndaluara manovrat : parakalimi, kthimi i sensit të lëvizjes, qëndrimi apo pushimi i mjetit. Në rastet kur, rruga është me një sens lëvizjeje ose është me dy korsi për çdo sens lëvizjeje, parakalimi është i lejuar. Si norme sjellje është e nevojshme të zvogëlohet shpejtësia (në varësi tëe fushpamjes së rrugës në kthesë, nga rrezja
e kthesës, nga gjendja teknike e amortizatorëve dhe e gomave , etj), të levizim sa më afër krahut të djathtë të karrexhatës kur rruga është me nga një korsi për sens lëvizjeje. Sinjali nr.4 mund të jetë i bashkërenduar edhe me një panel plotësues si ai i fig. 143/A. Nuk duhet të ngatërrohet koncepti “kthese” me konceptin “devijim i rrugs” (devijimi parashikon praninë e një kryqëzimi për të ndryshuar sensin ose një pengesë për t’u shmangur)


_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento