giovedì 13 giugno 2013

Sinjali 20 - NGUSHTIM ASIMETRIK I RRUGËS (NGA E MAJTA)


NGUSHTIM  ASIMETRIK  I  RRUGËS  (NGA  E  MAJTA)



NGUSHTIM  ASIMETRIK  I  RRUGËS  NGA  E  MAJTA

Sinjali numër.20 paraqet një ngushtim në anën e majtë të karrexhatës apo të rrugës (për shembull , për shkak të një dëmtimi të rrugës apo të punimeve në rrugë) dhe paraqet
veshtirësinë që krijohet gjatë shkëmbimit të mjeteve që vijnë nga sense të kundërta me njëri-tjetrin. Po të jetë me fushë të verdhë vendoset në prani të një kantjeri rrugor. Në prani të sinjalit numër.20 janë të ndaluara manovrat: e parakalimit, të qëndrimit, të pushimit, të
kthimit të sensit të lëvizjes, të lëvizjes prapa. Si norme sjelljeje duhet: të ngadalësojmë shpejtësinë dhe nëse një mjet është futur në ngushtim të rrugës para nesh të ndalojmë e të japim përparësi . Mund të shoqërohet edhe me një panel plotësues që tregon gjatësinë e rrugës së ngushtuar. Është gabim të thuhet se sinjali numër.20 paraqet një ndërprerje (kryqëzim) të dy rrugëve .
_____________________________
- Autoshkolla online - Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:

Posta un commento