Sinjali 2 Sinjalet e Rrezikut
KURRIZ NË RRUGË
KURRIZ NË RRUGË
Sinjali numer. 2 tregon një kurriz rruge, dmth një ngjitje (një e përpjetë) dhe një zbritje (një e tatëpjetë) në të cilin si pasojë e ndryshimit të pjerrësisë së rrugës kemi kufizim të pamjes. Në kushtet e mungesës së shikueshmërisë dhe fushëpamjes së kufizuar, janë të ndaluara manovrat e : parakalimit në pjesën e përpjetë të rrugës, ndalimit dhe
qëndrimit, kthimit të sensit të lëvizjes, dhe manovra e lëvizjes prapa. Nëse rruga është me një drejtim lëvizje ose dy korsi për çdo drejtim lëvizje, parakalimi është i lejuar në pjesën e përpjetë. Si normë sjellje në prani të sinjalit nr. 2 kërkohet të zvogëlohet shpejtësia dhe të pozicionohemi gjatë lëvizjes sa më afër në krahun e djathtë të karrexhates kur jemi në rrugë me një korsi për sens lëvizjeje. Vendoset si rregull 150 metra përpara rrezikut që paralajmëron. Ky sinjal nuk tregon rrugë të deformuar ose me shtresë rugorë të dëmtuar.
_____________________________

- Autoshkolla online -
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

Nessun commento:
Posta un commento